28.3 C
Mitrovice
E martë, 23 Shtator, 2025
spot_imgspot_img

Vazhdon mot i nxehtë, maksimalja sot deri në 30 gradë

Mot i nxehtë, me kthjellime e diell po parashihet në ditën e parë të vjeshtës astronomike, të martën.

Përreth zonave malore, pasdite zhvillohen vransira të pakta lokale. Në mëngjes temperaturat minimale zbresin në 10C e 14C, derisa gjatë ditës maksimalet shkojnë në 30C e 31C. Era frynë e lehtë nga jugperëndimi, 2-5m/s.

Nxehtë po mbetet ditën e mërkurë, megjithëse vranësirat kalojnë më shpesh. Maksimalet shkojnë deri në 29C e 30C. Nga dita e enjtë zbresin në 27C, e paraqiten mundësi për reshje lokale shiu në pjesë të vendit. Një rënie më e theksuar pritet të premtën në 23C, ku pritet të ketë më shpesh vransira, e mundësi për riga shiu.

Rrebeshe shiu parashihen të shtunën, me një rënie të mëtutjeshme të temperaturës në 20C. Minimalet luhaten ndërmjet 13C e 15C. Erërat frynë ende nga krahu jugor, jugperëndimore e juglindore të lehta dhe mesatare 3-10m/s, njofton Mendimi për Motin.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT