13 C
Mitrovice
E premte, 19 Shtator, 2025
spot_imgspot_img

Eurodeputeti gjerman: Vuçiqit po i vjen fundi, Serbia sot është si në kohën e Millosheviqit

Kryetari i delegacionit SPO në Parlamentin Evropian kërkon zgjedhje të jashtëzakonshme pas një reforme të ligjit zgjedhor në Serbi dhe formimin e një qeverie të unitetit kombëtar.

“Vuçiqit është në fund, ai nuk e ka shumicën në vend. Nëse do të dëshironte të fitonte përsëri në zgjedhje, do të duhej të organizohej ‘masivisht’, domethënë të manipulonte”, vlerëson Andreas Schieder.

Ky deputet socialdemokrat në Parlamentin Evropian është një nga të rrallët politikanë evropianë që nuk ndjek me vëmendje vetëm politikën serbe, por gjithashtu gjen guximin ta kritikojë regjimin autoritar të presidenti serb, Aleksandar Vuçiqit dhe dhunën e fundit policore ndaj studentëve.

Ai thekson se është thelbësore që në zgjedhjet e ardhshme të jetë një listë e lëvizjes demokratike që udhëhiqet nga studentët.

“Studentët kanë mbështetje në të gjithë spektrin shoqëror, tek prindërit e tyre dhe gjyshërit. Me ta të formohet një qeveri tranzitore e unitetit kombëtar, në mënyrë që vendi të ndryshojë dhe të lirohet”, tha ai për STANDARD.

Ai e krahason situatën me vitin 2000, kur Sllobodan Milosheviq u rrëzua nga pushteti dhe reformisti Zoran Gjingjiq mori drejtimin e shtetit.

Zoran Gjingjiqët e këtyre viteve e quajmë lëvizje studentore”, thotë ai për lëvizjen demokratike më të madhe aktualisht në Evropë. Ai shton se edhe partitë opozitare e kanë të qartë se studentët duhet të jenë udhëheqësit e lëvizjes pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme, për të cilat të gjithë duhet të ulen në të njëjtin tryezë.

Kritikat ndaj udhëheqësit serb vijnë gjithashtu edhe Partia Evropiane Popullore (EPP), ku anëtare është SNS-i i Vuçiqit.

Kryetari i EPP, Manfred Weber, deklaroi se partia ka vendosur të nis një procedurë për verifikimin e anëtarësisë së lidhur të SNS.

“EPP nuk i ka mbyllur sytë para ngjarjeve në Serbi. Procedura pritet të përfundojë ditët e ardhshme”. Deklaroi ai.

Për dhjetë muaj me radhë, dhjetëra mijëra qytetarë të Serbisë kanë dalë në rrugë duke kërkuar më shumë sundim të ligjit dhe transparencë.

Ata duan të demokratizojnë një vend të cilin SNS-i i Vuçiqit i ka “kapur” institucionet. Nën Vuçiqin, në Serbi prej kohësh nuk ka më ndarje të pushteteve. /Telegrafi/

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT