Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar pas kapjes së uniformave, antiplumbave e karikatorëve sot në Komunën e Zveçanit.
Ai tha Gandi është i dyshuari kryesor për shpërthimin e bombës që ia mori jetën Afrim Bunjakut më 23 shtator të vitit 2023.
“Sot, në pronën e Nemanja Radivojević – i njohur si “Gandi”, janë gjetur municion, pajisje ushtarake, policore dhe veshje kamuflazhi. Ky person është i dyshuari kryesor për shpërthimin e bombës që mori jetën e Heroit të Kombit, Rreshterit policor Afrim Bunjaku, më 24 shtator 2023 në Banjskë”, ka shkruar Sveçla.