18.5 C
Mitrovice
E enjte, 18 Shtator, 2025
spot_imgspot_img

Arrestohet në aeroport 26 vjeçari që dyshohet se hodhi koktej molotovi në marketin QTA-Mitrovicë

Me datën 18 shtator 2025, është arrestuar peroni i dyshuar i shpallur ne kërkim për veprën penale-Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm.

Arrestimi i të dyshuarit : Ç. B., 26 vjeçar shtetas i republikës se Kosovës është bërë në aeroportin e Prishtinës pasi i njëjti pas hetimeve të zhvilluara nga hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve, ishte identifikuar dhe ishte shpallur në kërkim i dyshuar për veprën penale – Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm ku dyshohet për hedhje te një shishe me lëndë ndezëse ne një market e ndodhur me 18 gusht 2025, ne rrugën “Mbretëresha Teutë” në Mitrovicën e Jugut.

Pas intervistimit, me aktvendim te prokurorit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT