18.5 C
Mitrovice
E enjte, 18 Shtator, 2025
spot_imgspot_img

Buzhala: Çkado që ka bo Kurti këto pesë vjet ka qenë plan edhe andërr serbe

Ish-deputeti dhe analisti Berat Buzhala ka komentuar ashpër zhvillimet në veri të Kosovës dhe qasjen e qeverisë së Albin Kurtit ndaj Listës Serbe dhe procesit zgjedhor në atë pjesë të vendit.

Në një postim në Facebook, Buzhala ka thënë se veprimet e Kurtit në këto pesë vite kanë qenë në përputhje me strategjinë dhe ëndrrën serbe për veriun.

Qasja e Serbisë dhe shërbimit sekret serb në raport me Kurtin ka qenë kjo: Le ta ‘çlirojë’ veriun Kurti deri sa t’i han Kosova sanksionet e Amerikës dhe Bashkimit Evropian, mandej mbahen zgjedhjet lokale e Lista Serbe kthehet në komunat e veriut,” ka shkruar Buzhala.

Sipas tij, tentimi për ta ndaluar Listën Serbe përmes një ligji të propozuar nga ministri Bajram Begaj është i paefektshëm, pasi nuk ka konsistencë në veprimet institucionale të Qeverisë.

“Pra, çkado që ka bo Kurti këto pesë vjet ka qenë edhe plan edhe andërr serbe. Me izolu dhe me konfrontu Kosovën me krejt botën, e në fund me marrë pjesë në zgjedhje e me ‘kthy’ veriun,” ka shkruar ai.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT