12.1 C
Mitrovice
E enjte, 18 Shtator, 2025
spot_imgspot_img

Buzhala: Çkado që ka bo Albin Kurti këto pesë vjet ka qenë plan edhe andërr serbe

Ish-deputeti dhe analisti Berat Buzhala ka komentuar ashpër zhvillimet në veri të Kosovës dhe qasjen e qeverisë së Albin Kurtit ndaj Listës Serbe dhe procesit zgjedhor në atë pjesë të vendit, shkruan Periskopi.

Në një postim në Facebook, Buzhala ka thënë se veprimet e Kurtit në këto pesë vite kanë qenë në përputhje me strategjinë dhe ëndrrën serbe për veriun.

“Qasja e Serbisë dhe shërbimit sekret serb në raport me Kurtin ka qenë kjo: Le ta ‘çlirojë’ veriun Kurti deri sa t’i han Kosova sanksionet e Amerikës dhe Bashkimit Evropian, mandej mbahen zgjedhjet lokale e Lista Serbe kthehet në komunat e veriut,” ka shkruar Buzhala.

Sipas tij, tentimi për ta ndaluar Listën Serbe përmes një ligji të propozuar nga ministri Bajram Begaj është i paefektshëm, pasi nuk ka konsistencë në veprimet institucionale të Qeverisë.

“Pra, çkado që ka bo Kurti këto pesë vjet ka qenë edhe plan edhe andërr serbe. Me izolu dhe me konfrontu Kosovën me krejt botën, e në fund me marrë pjesë në zgjedhje e me ‘kthy’ veriun,” ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Qasja e Serbise dhe sherbimit sekret te Serbise ne raport me Kurtin ka qene kjo:

– Le ta ‘cliroj’ veriun Kurti deri t’i han Kosova sanksionet e Amerikes dhe Bashkimit Evropian, mandej mbahen zgjedhjet lokale e Lista Serbe kthehet ne komunat e veriut.

Po, po, Kurti ka me bo kisheeee po don me ndalu pjesemarrjen e Listes Serbe ne zgjedhje, me ligj te Bajram Begut, ama kjo nuk kalon, sepse nuk mundesh edhe me ndalu ne KQZ, edhe me e certifiku ne Ministri te Brendshme e Ministri te Jashtme – qysh kane bo keta.

Pra, ckado qe ka bo Kurti keto pese vjet ka qene edhe plan edhe anderr serbe. Me izolu dhe me konfrontu Kosoven me krejt boten, e ne fund me marre pjese ne zgjedhje e me “kthy” veriun.

Veriu eshte “cliru” vec me kryte e Albinit e Grida Dumes. Veriu eshte i banuar me shumice serbe, kurse serbet kane me pase pushtetin atje per sa kohe ka me pase demokraci ne Kosove.

Vec Kurt Hajvani mendon qe kishe eshte e rendesishm me ndale Listen Serbe me ligj. Mas dy jave serbet e themelojne Listen tjeter e prape i fitojne zgjedhjet kudo ku ka serb.

P.S.
Dikund te paragrafi i dyte Shabanit ne Osnabruk te Eperm ju kane lodhe syte nga leximi, edhe eshte turre me komentu.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT