Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës nuk kanë arritur as me ndihmën e ambasadorëve të QUINT-t, që të afrohen për të krijuar koalicionin qeverisës.
Edhe Albin Kurti edhe Isa Mustafa pas takimit të mbëmshëm konfirmuan se partitë e tyre nuk lëvizin sa i përket postit të kryekuvendarit, çka pa lëshuar njëra palë pe e bën të pamundur marrëveshjen.
“Si LDK ne jemi të bindur se zgjidhja që kemi ofruar kohët e fundit, është një zgjidhje që i kontribon nenjë marrëveshjeje të balancuar.Nëse VV, si parti e parë, i pranon kushtet, ne jemi të gatshëm për ta bërë marrëveshjen”, ka thënë Mustafa.
Ndërkaq, kreu i VV-së nuk ka dalur para mediave, por e ka deleguar nënkryetaren e partisë.
Nënkryetarja e VV-së, Albulena Haxhiu, ka konfirmuar se nuk ka pasur marrëveshje as sonte.
Ajo ka thënë se të dy partitë nuk u morën vesh, siç tha ajo, për shkak të insistimit të LDK-së për pozitën e kryeparlamentarit, shkruan Reporteri.net.
“Nuk ka marrëveshje, pikërisht për shkak të insistimit të LDK-së për t’u kthyer para 8 janarit”, ka thënë Haxhiu.