Kosova ka shënuar fitore ndaj Suedisë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Loja përfundoi me rezultat 2-0.
Golat u shënuan në minutën e 26 dhe 42 nga Elvis Rexhbeçaj dhe Vedat Muriqi.
Kosova e pati edhe një mundësi të mirë në minutën e dhjetë, me Albion Rrahmanin që nuk shënoi nga afërsia me një pasim të topit nga Dion Gallapeni.
Dy mundësi Kosova i kishte edhe nga futbollisti Florent Muslija.
Kjo ndeshje u luajt në kuadër të kualifikimeve për Botërorin e vitit 2026.
/Reporteri.net/