Misioni i NATO-s në Kosovë ka njoftuar se ushtarët gjermanë nga Komanda Rajonale Lindje kryen së fundmi një trajnim të dedikuar që synonte përmirësimin e aftësisë së tyre për të zbuluar, ndjekur dhe neutralizuar dronët.
Sipas KFOR-it, kjo është një aftësi gjithnjë e më e domosdoshme në skenarin e sotëm të sigurisë.
Në njoftim thuhet se stërvitja u përqendrua në sistemin WINGMAN për të identifikuar dronët dhe për të gjurmuar operatorët e tyre, dhe në HP-47 për të kapur dhe çaktivizuar UAV-të.
“Stërvitje të tilla rrisin aftësinë teknike individuale, duke theksuar rëndësinë e koordinimit, punës në grup dhe përshtatshmërisë në përballimin e kërcënimeve ajrore në zhvillim. Kjo ekspertizë unike zgjeron fushëveprimin e misionit të KFOR-it, duke rritur aftësinë e tij për t’u përballur me sfidat në rritje të sigurisë”- thuhet në njoftim.