Nesër në vendin tonë do të mbajë mot i vranët dhe me reshje shiu. Vendi ynë do të ndikohet nga fushat e ajrit me presion të ulët atmosferik. Në këtë situatë meteorologjike do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe herë-herë me reshje të shiut, transmeton lajmi.net.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-11 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes dhe veriperëndimit me shpejtësi 1-11m/s, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.