20.1 C
Mitrovice
E enjte, 28 Gusht, 2025
spot_imgspot_img

Organizata e Veteranëve të Luftës kërkon shkarkimin e Dimal Bashës dhe nisjen e hetimeve nga Prokuroria

Organizata e Veteranëve të Luftës kanë mbajtur një konferencë për media, lidhur me punimin shkencor të Dimal Bashës.

Kryetari Hysni Gucati ka kërkuar shkarkimin e Dimal Bashës nga pozita e kryetarit të Kuvendit dhe nisjen e hetimeve nga Prokuroria.

Në të kundërtën, ai tha se do të ndërmarrin veprime.

“Kategoritë e dalura nga lufta kërkojnë nga deputetët shkarkimin e Dimal Bashës, dhe nisjen e hetimeve nga Prokuroria e Shtetit. Arsyet dihen: pjesëmarrja në luftë speciale propagandistike kundër UÇK-së, dhe lidhja presonale dhe bashkëpunimi me persona të dyshimtë, përfshirë bashkëpunëtorë nga Maqedonia e Veriut të cilët zhvillojnë negativisht në integritetin e vendit tonë. OVL kërkon veprime të menjëhershme, iu njoftojmë se nëse nuk përfillen kërkesat tona, ne si kategori, obligohemi të ndërmarrim veprime të tjera, për të cilat do të iu njoftojmë me kohë. Në atë parti ka edhe dëshmitar të Gjykatës Speciale. Nuk kemi frikë prej askujt, do të dalin me emra, Dimal Basha le ta dinë që me kategoritë e dala nga lufta mos të na masin impulsin. Ai do të dalë humbës. Z.Basha është bashkëveprues. Nuk mund t’i ik përgjegjësisë, ai njeri e ka firmën aty. Pavarësisht cilin kapitull, ai është pjesëmarrës i atij punimi. Bashkë me këtë zonjën. Basha nuk i ka dyert e hapura në OVL, në Serbi ndoshta, jo në zyret tona, me këto shpifje e sulme ndaj UÇK-së, që nuk e dinë vlerën e shtetit”, tha Gucati.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT