32.3 C
Mitrovice
E enjte, 28 Gusht, 2025
spot_imgspot_img

U përmend në artikullin kundër UÇK-së, reagon Xhavit Haliti: Janë disa ‘Dimala’ që kopjojnë analitikën e UDB-së dhe BIA-s

Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Xhavit Haliti ka reaguar pas publikimit të një punimi (hulumtimi) të kryeparlamentarit, Dimal Basha në të cilin janë hedhur pretendime për lidhjet e UÇK-së me kriminelë shqiptarë jashtë dhe brenda Kosovës e ku është përmendur edhe vetë Haliti.

“Xhavit Haliti ishte shef i logjistikës për UÇK-në. Ai drejtonte Fondin Vendlindja Thërret dhe kur fondet u shteruan, u kthye me të madhe te krimi i organizuar”, thuhej ndër të tjera në artikullin e publikuar në vitin 2012, ku Dimal Basha është bashkautor me Jana Arsovska.

Haliti ka theksuar se është krenar për kontributin e tij në UÇK, derisa ka goditur Bashën duke thënë se “janë disa ‘Dimala’ që kopjojnë analitikën e UDB-së dhe BIA-s”.

Madje, nuk la pa përmendur as ata që e votuan Dimalin, duke aluduar në bashkëpartiakët e vet.

“Nuk është vetëm Dimal Basha. Janë disa Dimala që kanë marrë copy-paste nga analitika e UDB-së e BIA-s serbe e cila i ka përgatitur raportet e tyre kundër UÇK-së… Jeta ime ka qenë e do jetë e lidhur me interesat e Kosovës. Si duket edhe atyre që e kanë votuar Dimalin edhe atij që ju ka thënë ta votojnë ju ka pëlqyer analiza e Dimalit”, ka shkruar ai në Facebook.

Në një reagim mbrëmë, Dimal Basha, mohoi se ka shkruar ndonjëherë kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Basha tha se kontributi i tij në këtë punim është vetëm në Kapitullin 3, “i cili trajton depërtimin e Islamit fundamentalist në Evropën Juglindore, me fokus Kosovën”.

“Këtu përfundon përgjegjësia ime lidhur me punimin në fjalë”, shkroi ai në Facebook.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT