22 C
Mitrovice
E enjte, 28 Gusht, 2025
spot_imgspot_img

Parashikimi i motit për sot, maksimalja deri në 34 gradë

Temperatura të larta verore po parashihen ditëve të fundit të gushtit, që është muaji i fundit stinës meteorologjike të verës, para se më 1 shtator të filloj vjeshta meteorologjike.

Të enjten mbeten kushte të qëndrueshme me kthjellime e diell. Temperaturat në mëngjes zbresin në 9C e 13C, ndërsa gjatë ditës maksimale vazhdojnë me trend të rritjes, e kapin vlera prej 31C e 34C. Era frynë e lehtë drejtimesh të ndryshme, 1-4m/s.

Të premten të nxehtit do të arrij kulminacionin, me temperatura që do kapin vlera prej 34C e 36C. Gjatë fundjave, më pas pritet destabilizim. Vransirat shtohen të shtunën, e më vonë paraqiten rrebeshe shiu dhe bubullima, nga vazhdojnë kohëpaskohe ditën e diel. Temperaturat zbresin në 30C të shtunën, e të dielen deri në 23C. Të hënën më pas do të ketë më shumë intervale me diell, e temperaturat shënojnë rritje në 27C e 28C. Deri të shtunën frynë erëra të lehta dhe mesatare kryesisht nga krahu jugore, 4-11m/s. Të dielën më pas ndryshojnë drejtimin në veriore. Temperaturat minimale shënojnë rritej deri në 15C, por në fillim të javës zbresin në 10C, njofton Mendimi për Motin.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT