18.4 C
Mitrovice
E mërkurë, 27 Gusht, 2025
spot_imgspot_img

Kunati i Haxhiut: Është momenti me u distancu nga politika degraduese e Albinit, kush ka dinjitet

Dardan Krasniqi, kunati i Albulena Haxhiu, ka reaguar për dorëheqjen e ministrit në detyrë, Liburn Aliut, ku ka thënë se Aliun do ta kryqëzojnë argatët e Vucic që sipas ti i duhen Kurtit teksa shton se për ta ruajtur dinjitetin duhet të distancohen nga politika e kryeministri.

Kunati i Albulenës ndër të tjera thekson se është detyrim i secilit për të mos lejuar shkatërrimin e shtetit.

“Liburnin tash të çmendurit e të dinjitetshmit për të cilët ka nevojë Albin Kurti – kanë me e kryqëzuar deri në argat i Vuçiqit!Ata që kanë dinjitet e duan krenarinë të drejtën e vlerën, sot është momenti me u distancua nga politika degraduese e Albinit!Një organizatë e dinjitetshme me mija aktivist shembullor nuk duhet me lejuar me shkuar për lesh me Dimala e Co! Nuk është ego, nuk është inati është detyrim i secilit prej nesh mos me lejua shkatërrimin!”

Ndërkaq Liburn Aliu sot dha dorëheqje nga pozita e tij pas zgjedhjes së Dimal Bashës në krye të Kuvendit./gazetametro.net

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT