Ambasadori gjerman në Kosovë deklaroi se nuk po sheh zgjidhje institucionale.
Në një prononcim për media jashtë ndërtesës së Kuvendit, Jorn Rohde ai tha se nuk po duket se ka vullnet të mjaftueshëm politik për zgjidhjen e krizës.
“Këtë mëngjes pata pak shpresë që kriza do të tejkalohet, por për momentin nuk po duket ashtu. Ndoshta sepse nuk ka vullnet të mjaftueshëm politik në mesin e protagonistëve për të gjetur një zgjidhje”, tha Rohde.
Ai tha se kjo situatë është e keqe për Kosovën sepse po rrezikohen fondet e jashtme.
“Kjo është keq për Kosovën sepse shumë fonde po rrezikohen. Na duhen institucione funksionale, si parlamenti e qeveria”, tha ambasadori Rohde./insajderi