13.1 C
Mitrovice
E enjte, 28 Gusht, 2025
spot_imgspot_img

Shtetet e QUINT’it i përgjigjen ashpër Kurtit: Nuk formojmë ne qeveri, është përgjegjësi e juaja

Shtetet e QUINTIT, ambasadave më të fuqshme në vend, përmes një komunikate  të përbashkët për media pak para takimit me VV-LDK, kanë thënë se nuk janë ndërmjetësues për koalicion mes dy partive, shkruan Gazeta Metro.

Në këtë deklaratë këto shtete theksojnë se janë  të theksuara ndaj Kosovës dhe se çdo spekulim se përkrahin ndonjë subjekt partiak, është i pasaktë.

“Ne përfaqësojmë shtetet që janë thellësisht të përkushtuara ndaj Kosovës demokratike dhe të pavarur. Çdo sygjerim se qeveritë tona përkrahin ndonjë parti apo kandidat të veçantë në zgjedhje është i pasaktë… përgjegjësia për të ardhmen e Kosovës, për udhëheqësit e Kosovës, dhe për vetë Kosovën, është vetëm e juaja, e popullit të Kosovës”, thuhet në komunikatë.

Tutje, shkruan se këto shtete nuk do të jenë ndërmjetësues, por vetëm inkurajues që të gjithë politikanët të përqëndrohen në aspiratat e popullit të Kosovës. “Ne nuk do të ndërmjetësojmë. Ne i inkurajojmë të gjithë aktorët politikë në Kosovë që të përqëndrohen në aspiratat e popullit të Kosovës”, shkruan tutje. Kujtojmë se LDK dhe VV në pamundësi për t’u marrë vet vesh rreth koalicionit qeverisës, kanë bërë  thirrje që në bisedime  t’u bashkangjiten edhe shtetet e QUINT’it./gazetametro.net

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT