Kosovare Asllani, futbollistja me prejardhje shqiptare është nominuar për ta fituar çmimin ‘Topi i Artë’ për femra.
Asllani është pjesë e klubit të Real Madridit dhe kishte paraqitje fantastike me Suedinë në kampionatin botëror të verës, raporton GazetaBlic.
Para pak çastesh, ‘France Football’ e ka nominuar për çmimin më të madh individual në futboll.
Me 2 dhjetor në Paris do të mësohet fituesja e këtij çmimi.
Asllani është shprehur mjaft e lumtur me këtë nominim, me ç’rast ka postuar lajmin dhe ka shkruar: “E nderuar.”
/GazetaBlic/