“Si mundet Ministria e Shëndetësisë… ku e kanë betimin e Hipokratit? Ku i kanë ndjenjat njerëzore? Si mund të flenë rehat, kur e dinë që një paciente po shkon drejt vdekjes? Një nënë e dy fëmijëve adoleshentë po kërkon ndihmë. Nëse nuk munden të më ndihmojnë, atëherë le t’iu dalin para vajzave të mia dhe t’iu tregojnë pse nëna e tyre po vdes”, – këto janë fjalët e Shahe Loshit, ish-infermiere në QKUK, e cila ndodhet në një gjendje të rëndë shëndetësore dhe financiare.
Loshi ka bërë thirrje për ndihmën e qytetarëve, sepse ajo vetë dhe familja e saj nuk kanë mundësi të përballojnë shpenzimet e trajtimit. Çdo ditë pa terapi mund ta përkeqësojë gjendjen e saj edhe më shumë.
“Që 14 vite jam e diagnostikuar me kancer të gjirit. Para katër vitesh u detyrova të filloj trajtimin në Turqi, sepse terapia standarde që ofrohet në Kosovë nuk funksionon për gjendjen time. Mjekët më kanë caktuar edhe 17 seanca kimioterapie, dhe secila kushton 3,500 euro. Duhet t’i marr çdo tri javë. Në trup kam 12 metastaza – qelizat e kancerit janë përhapur në 12 pjesë të tjera të trupit” – rrëfen ajo.
Me lot në sy, Loshi thotë: Nuk kam më asgjë për të shitur për të siguruar paratë. Kam mbetur në mëshirën e njerëzve me zemër të bardhë.
Llogaria ku mund të dhuroni mjetet financiare, për ta ndihmuar ish-infermieren Loshi.
https://www.gofundme.com/f/help-shahe-beat-cancer?attribution_id=sl:4e04cc6a-0967-4ea1-9039-641272e42758&lang=en_US&ts=1750280600&utm_campaign=fp_sharesheet&utm_content=amp13_c-amp14_t2&utm_medium=customer&utm_source=whatsapp&v=amp14_t2&fbclid=IwQ0xDSwMJ1mZleHRuA2FlbQIxMQABHqByKmTuVMvmuWBpLBowG3lMhfrQXuXqtddM3pC_3Z0n5knHjPyvk_uqUwEe_aem_-8zGqW9-P7iKxarV7W26Cg
Banka: NLB
Nr. i Llogarisë: 1706003412114547
SwiftCode: NLPR XK PR
XK051706003412114547Emri: Shahe Loshi
Tel: + 38345251166