32.2 C
Mitrovice
E mërkurë, 13 Gusht, 2025
spot_imgspot_img

‘Siguria në Kosovë’ – Prattipati pret në Prishtinë gjeneralin amerikan

E Ngarkuara me Punë në ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Anu Prattipati, ka mirëpritur gjeneral-brigadierin Sean Flynn, përfaqësues ushtarak i ShBA-së në detyrë në komitetin ushtarak të Aleancës Veriatlantike.

Në njofitmin e Ambasadës së ShBA-së, thuhet se gjatë vizitës gjenerali Flynn, do të mësojë më shumë rreth zhvillimeve në marrëdhëniet mes Shteteve të Bashkuara, Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së.

Ai do të takohet edhe me personelin ushtarak amerikan në Bondsteel.

“Gjatë vizitës së tij në Kosovë, Gjeneral Brigade Flynn do të mësojë më shumë rreth zhvillimeve në marrëdhëniet dypalëshe të SHBA-së me Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe do të takohet me personelin amerikan në Kampin Bondsteel që mbështet misionin e Forcës së NATO-s në Kosovë – KFOR”, njoftoi ambasada amerikane.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT