32.2 C
Mitrovice
E mërkurë, 13 Gusht, 2025
spot_imgspot_img

Jetonte në Serbi, arrestohet shqiptari për krime lufte ndaj shqiptarëve në Kosovë

Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës kanë njoftuar se mëngjesin e sotëm në Prishtinë është arrestuar R.M., i dyshuar për “Krime lufte kundër popullsisë civile”.

Gazeta Insajderi mëson se personi i arrestuar është shqiptari me emrin Ramadan Morina.

Morina dyshohet se gjatë periudhës 29-31 mars 1999, në bashkëkryerje me pjesëtarë të forcave policore dhe ushtarake serbe, ka marrë pjesë në masakrën e 34 civilëve shqiptarë në fshatin Burim, Komuna e Malishevës.

Sipas informacioneve të Insajderit, Morina po jetonte në Serbi. Ai ishte me profesion taksist.

“Gjatë hetimeve janë siguruar prova materiale, përfshirë dëshmi të dëshmitarëve okularë dhe të mbijetuarve”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Prokuroria Speciale njofton se brenda afatit ligjor do të paraqesë kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të arrestuarit në Gjykatën Themelore të Prishtinës, Departamenti Special.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT