32.2 C
Mitrovice
E mërkurë, 13 Gusht, 2025
spot_imgspot_img

Ish-konsulli kosovar: Pas dështimit total të Kurtit, pritet valë e rë e çnjohjeve për Kosovën

Ish-konsulli i Përgjithshëm i Kosovës në Kanada, Donat Syla, ka paralajmëruar se mund të fillojë një valë e re çnjohjejve të Kosovës.

Ai tha se këto indikacione i ka nga disa burime ndërkombëtare, pas një periudhe tejet të dobët të diplomacisë së Kosovës gjatë Qeverisë Kurti.

Në profilin e tij në “Facebook”, Syla njoftoi se kjo mund të ndodhë si rezultat i dështimit të diplomacisë kosovare në pesë vitet e fundit.

“Pas nje periudhe deshtimi total ne shtetndertim e diplomaci qe 5 vjet te qeverisjes Kurti, eshte e dhimbshme te kumtoje lajmin se ka indikacione te forta nga burime nderkombetare se mund te filloje nje vale ç’njohjeje e Pavaresise se Kosoves nga disa vende. Gjithesesi argumentin kryesor per kete ogur te zi, po e jep vet Kosova, lideret e saj, me perdhosje te cdo te arriture qe kemi bere nder vite si shtet e shoqeri, me do spektakle folklorike e ne kunderthenie te vazhdueshme me aleatet. Shteti eshte ne gjendje malinje e para dekompozimit! Eshte emergjence kombetare, detyre e cdo shqiptari brenda dhe jashte Kosoves qe te beje c’eshte e mundur per ruajtur ate qe kulmoi me vitin 2008, si arritja me e madhe e shqiptareve ne kete shekull!”, ka shkruar ai.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT