32.2 C
Mitrovice
E mërkurë, 13 Gusht, 2025
spot_imgspot_img

Deputetja e Nismës tregon kushtin kryesor për vazhdimin e bisedimeve me VV’në

Deputetja e Nismës, Xhevahire Izamku, e ka bërë të qartë edhe një herë pozicionin e kësaj partie në raport me diskutimet me VV-në.

Ajo ka treguar se kjo partia ka qenë e para që ia ka zgjatur dorën e bashkëpunimit VV-së.

Në një prononcim për RTV21, ajo ka deklaruar se kjo parti bisedimet me VV-në i vazhdon vetëm për pozitën e kryetarit të Kuvendit.

“Jemi me pozicionin e vjetër sepse konsiderojmë se pasi nuk kemi zhvilluar bisedime të reja për një pozicion tjetër atëherë ne qëndrojmë në atë pozicion. Pra, Nisma e ka deklaruar publikisht që ne jemi subjekti i parë shqiptar që kemi ofruar dorën e bashkëpunimit tri votat tona që të dalim nga ngërçi politik. Kemi me qenë përseri në tavolinë për rrethana të tjera politike. Ne kemi marrë një mandat nga kryesia e partisë që bisedimet t’i vazhdojmë për pozitën e kryetarit të kuvendit”, ka thënë Izmaku.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT