Analisti Imer Mushkolaj është tallur me Albin Kurti duke e krahasur me një pseudopolitikan nga Shqipëria me emrin Pëllump Piliniçi.
Ai ka thënë se më funksionale po del të jetë Piliniçi se Albin Kurti.
“Ma funksionale po don me dalë qeveria e prof. Pilinçit se e Albin Kurtit. Madje po ia merr edhe ekspertat e arsimit” – ka shkruar ai.
Pilinçi, një personazh qesharak që mori vëmendje kohëve të fundit, dje në Vlorë shpalli një qeveri të rreme shqiptare, pjesë e së cilës është edhe një zyrtar i Ministrisë së Arsimit në Kosovë.