Vox Kosova, ka publikuar pamjet e 18 majit të 2018-ës, kur në Kuvendin e Kosovës, po votohej për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese.
Vetëvendosje qëndroi në sallë e mori pjesë në votim. Në pamjet e shpërndara nga Vox Kosova, shihet se deputeti i atëhershëm dhe aktual i VV-së, Salih Zyba ishte pjesë e Komisionit që merrej me procedrën e votimit, kur Llaban u votua për gjyqtar në Kushtetuese.
Ndryshe, pas Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese ku doli se VV-ja bllokoi në mënyrë kundërkushtetuese Kuvendin e shtetin, krejt pushteti kanë nxjerrë kartën e patriotizmit duke thënë se gjyqtari serb Llaban përmën rrezik për sigurinë kombëtare.
Ndryshe, aktgjykimi i Kushtetueses mori 6 vota pro dhe vetëm një kundër. E Llaban as nuk ishte gjyqtar raportues./voxkosova