18.5 C
Mitrovice
E shtunë, 9 Gusht, 2025
spot_imgspot_img

Bajrami: Pas dështimit të partisë së parë, e drejta për kryeparlamentarin t’i kalojë një partie tjetër

Deputetja e LDK, Hykmete Bajrami, të premten në televizionin Dukagjini e theksoi se ajo që u theksua si shkelje nga ta që nga nisja e procesit u konfirmua.

“Kemi qenë të sigurt dhe është konfirmuar ajo çka kemi thënë nga fillimi, që votimi i një komisioni të fshehtë i cili nuk është pjesë e agjendës së seancës konstituive është shkelje kushtetuese. Mirëpo çka kemi pritur është se pas dhënies së afatit të partisë së parë, kjo e drejtë dhe përgjegjësi t’i transferohet një partie apo koalicioni tjetër. I cili mund t’i bëjë votat në këtë rast. Si LDK, të iu rikujtoj që gjithmonë i kemi respektuar vendimet e gjykatës, nuk ka pasur kurrë asnjë eksponentë dhe asnjë përfaqësues nga LDK-ja që ka shënjestruar emrat e gjykatësve. Pavarësisht që kemi paguar kosto të lartë politike”, tha Bajrami në Dukagjini.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT