18.5 C
Mitrovice
E shtunë, 9 Gusht, 2025
spot_imgspot_img

Maliqi: Pse partia e parë ka kuptim pervers të demokracisë, s’është faj i Kushtetueses

Politologu Agon Maliqi komentoi sulmet e Vetëvendosjes ndaj Gjykatës Kushtetuese.

Ai shkroi të premten se argumentet e Vetëvendosjes nuk i konsideron valide dhe s’kanë për çfarë të ankohen se iu është cenuar ndonjë e drejtë.

“Gjykata Kushtetuese nuk e përmbysi demokracinë, por e mbrojti atë, duke mos lejuar që procesi të mbahej peng. Nuk po ia mohon partisë së parë të drejtën me propozu, por po i thotë i keni tre mundësi me e votu një emër, mandej kaloni te tjetri/tjetra. Ama e keni një afat sepse nuk mundeni me mbajt peng vullnetin qytetar. Fakti se partia e parë nuk i ka numrat dhe nuk dëshiron me ndërtu konsensus, ky nuk është faji i gjykatës, por i kuptimit pervers të demokracisë nga fituesi relativ i zgjedhjeve.”

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT