26 C
Mitrovice
E premte, 8 Gusht, 2025
spot_imgspot_img

Latifi për pasojat mosrespektimit të Kushtetueses: Futja e Kosovës në listën e shteteve të dështuara

Profesori Blerimi Latifi, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Latifi shprehi shqetësimin e tij se aktvendimi mund të mos respektohet.

“Qofsha i gabuar, por intuita më thotë se qëllimi i pashpallur i kësaj krize është që autoriteti i Gjykatës Kushtetuese të relativizohet e të devalvohet deri në atë shkallë, sa aktgjykimet e saj të bëhen të parëndësishme dhe, kësisoj, të marrë fund mekanizmi i fundit institucional që i jep sens ligjshmërie jetës politike të këtij vendi”, tha Latifi në një postim në Facebook.

“Kur kjo të ndodhë, atëherë ne do të futemi në gjendjen e arbitraritetit të pakontrolluar politik, rrjedhoja përfundimtare e së cilës do të jetë futja e Kosovës në listën e shteteve të dështuara,” ka shkruar Latifi./gazetametro.net

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT