Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë u ka bërë thirrje partive politike që të respektojnë vendimin e sotëm të Gjykatës Kushtetuese dhe të punojnë për arritjen e një kompromisi dhe të shumicës së nevojshme, me qëllim që të ecet përpara me shpejtësi në procesin e zgjedhjes së Kryetarit dhe Nënkryetarëve të Kuvendit.
“Gjykata Kushtetuese ka folur dhe ka dhënë sqarime të rëndësishme. BE-ja u bën thirrje të gjitha partive politike të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës që të respektojnë këtë vendim dhe të gjejnë kompromisin dhe shumicën e nevojshme për të vazhduar me shpejtësi procesin e zgjedhjes së Kryetarit dhe Nënkryetarëve të Kuvendit. Nuk ka më kohë për të humbur në një ngërç politik!”, thuhet në njoftimin e Zyrës së BE-së në Kosovë.