6.3 C
Mitrovice
E premte, 20 Mars, 2026

Arratiset nga Qendra e Paraburgimit në Mitrovicë serbi i dënuari për vrasje, SHKK suspendon katër zyrtarë

Një i dënuar për vrasje me inicialet Gj.R. është arratisur sot nga Qendra e Paraburgimit në Mitrovicë.

Për këtë janë pezulluar nga puna katër zyrtarë: drejtori i Qendrës së Paraburgimit në Mitrovicë, një mbikëqyrës i lartë dhe dy zyrtarë korrektues.

“I burgosuri ishte i dënuar me 14 vjet e 6 muaj burgim, nga të cilat i kishin mbetur edhe 3 vjet e 7 muaj. Ai ishte i kategorizuar si i avancuar dhe, në momentin e arratisjes, ishte duke punuar në hapësirat e punëtorisë së institucionit. Gjithashtu, ai ishte në listën e të dënuarve që mund të përfitonin lirimin me kusht”, thuhet në njoftimin e Shërbimit Korrektues të Kosovës.

TË FUNDIT

TË FUNDIT