8.1 C
Mitrovice
E hënë, 30 Mars, 2026

Vazhdon ‘telenovela’ VV-LDK, nuk ka marrëveshje as pas 113 ditësh

Edhe pas 113 ditëve që kur u mbajtën zgjedhjet e përgjithshme, më 6 tetor, Lëvizja Vetëvendosje si fituese e këtyre zgjedhjeve dhe Lidhja Demokratike e Kosovës që doli si parti e dytë, nuk e arritën marrëveshjen e shumëpritur për koalicion qeverisës i ashtuquajtur edhe ‘koalaicioni i shpresës’, shkruan Gazeta Metro.

Takimi i sotëm i cili u mbajt në Kuvendin e Kosovës midis liderëve të këtyre dy partive, si duket edhe pas rreth 3 orëve të zgjatjes së tij, nuk pati një rezultat të frytshëm të koalicionit që nga tani ka vetëm edhe 7 ditë kohë të arrihet.

Edhe gjatë ditës së sotme nuk u hedh asnjë hap drejt qeverisjes së përbashkët ndërmjet VV’së dhe LDK’së të cilat tash e një kohë nuk po mund të mirëkuptohen për shkak të posteve. Vlenë të theksohet që palët nga ky takimi janë larguar pa dhënë asnjë detaj për mediat.

Edhe delegacioni i LDK’së dhe ai i VV’së janë larguar nga hapësirat e Kuvendit të Kosovës, ku po mbahej takimi, duke injoruar tërësisht mediat. Ndryshe, deri tash, dihet se LDK ka kërkuar kryeparlamentarin dhe 5 ministri, ndërsa edhe Presidentin gjatë 2021’tës, ofertë kjo që u refuzua vazhdimisht nga VV. Dy partitë nuk po mund të merren vesh për ndarjen e posteve tash e 113 ditë që prej përfundimit të zgjedhjeve më 6 tetor. Takimi në mes dy partive ka zgjatur rreth 3 orësh, por pa asnjë rezultat, ‘telenovele’ me shume 113 ditë pritjeje, do të vazhdojë edhe më tej./gazetametro.net

TË FUNDIT

TË FUNDIT