Një ngjarje e veçantë ka ndodhur së fundmi në Pejë.
Atje një grua ka vendosur t’ia dhurojë veshkën burrit të saj.
Bëhet fjalë Florina Sadikun, e cila punon qysh moti në Drejtorinë për Kulturë në Komunë.
Përmes këtij veprimi, ajo ka bërë sakrificë të madhe dhe po ashtu ka treguar edhe dashurinë e madhe që ka për bashkëshortin e saj.
Për këtë ngjarje, detaje në emisionin e mëngjesit “Ora 7” ka dhënë korrespodenti i Klan Kosovës Valdrin Daci.
Daci në paraqitjen direkte foli edhe për një rast tjetër të kësaj natyre.
Doktorit Besnik Ibraj, iu dhurua veshka nga vëllai i tij.
Këto dy ngjarje janë vlerësuar tejet lart nga qytetarët e Pejës