25.8 C
Mitrovice
E shtunë, 2 Gusht, 2025
spot_imgspot_img

Ilir Deda për Kurtin: Stalinisti i fundit, filozofi staliniste – s’di sa gjatë do të duhet për t’ia riparuar dëmin vendit

Analisti politik Ilir Deda e ka quajtur kryeministrin në detyrë Albin Kurtin stalinisti i fundit që udhëhiqet me filozofi staliniste.

“Stalinisti i fundit, filozofi staliniste. Për fat të keq ashtu do të përfundojë. S’di sa gjatë do të duhet për ta riparuar dëmin vendit”.

Tutje, Deda ka folur për gjendjen ekonomike në vend që ka shkaktuar qeveria aktuale.

“Sot s’ka politikë në Kosovë, dhe atë që po e shohim na sot, është bukfalisht mungesë e dashnisë për këtë vend, e për njerëzit e këtij vendit nga ata të cilët i kanë fituar zgjedhjet. Dje, është mbyll një biznes në Kaçanik, i cili ka punësuar 200 njerëz. Në të gjithë Kosovën, kemi mbyllje të bizneseve, të cilët punësojnë 50, 100, 150 njerëz, dhe dikujt atje, ose Albin Kurti, nuk i jep pesë parë për krizën ekonomike, e cila është në këtë vend, e cila është si rezultat e asaj që ai e sheh si zhvillimin ose moszhvillimit të këtij vendi. Mos të flasim humbjen e çfarëdo imazhi pozitiv të vendit tonë jashtë Kosovës”, tha Deda.

Tutje, Deda thotë se përderisa politikë në Kosovë nuk ka, ai e quan më shumë si lojë fëmijësh.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT