Moti këtë vikend në Kosovë dhe Shqipëri, parashikohet të jetë me kushte stabile meteorologjike, me temperaturë normale që shkojnë maksimum deri në 32 gradë celsius në Kosovë dhe 34 në bregdet.
Sot në Kosovë, sipas Instituti Hidrometeorologjik të Kosovës, pritet të mbajë mot me diell dhe me vranësira të pakta. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-15°C, ndërsa ato maksimale pritet të jenë ndërmjet 28-32°C. Do të fryjë erë kryesisht nga drejtimi veriperëndimor, me shpejtësi prej 1 deri në 8m/s.
Edhe të dielën moti do të jetë me diell dhe pjesërisht i vranët. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-15°C, ndërsa ato maksimale e ditës ndërmjet 29 dhe 33°C. Do të fryjë erë nga veriperëndimi, me shpejtësi 1 deri në 3m/s.
Edhe në Shqipëri dhe vendet e rajonit, gjatë vikendit pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe i nxehtë veror. Orëve të pasdites në disa vise malore mund të ketë rrebeshe të izoluara shiu me vetëtima dhe bubullimë.
Vranësirat do të jenë të pakta dhe lokale me pak mundësi për ndonjë rrebesh të izoluar shiu, ndera temperaturat do të shkojnë 33 Gradë.