29.1 C
Mitrovice
E shtunë, 2 Gusht, 2025
spot_imgspot_img

Gjatë asistimit në një banesë të uzurpuar në Mitrovicën e Veriut, Policia gjen armë zjarri dhe fishekë

Një tjetër rast i armëmbajtjes pa leje është zbuluar nga Policia e Kosovës në veri të vendit, ku gjatë një operacioni të rregullt për asistim të Agjencisë për Krahasim dhe Verifikim të Pronës (AKKVP – ish Habitat), është gjetur një armë zjarri dhe municion në posedim të një uzurpuesi.

Ngjarja ka ndodhur më 1 gusht 2025, rreth orës 11:10, në rrugën “Vlade Četković” në Mitrovicën e Veriut, gjatë asistimit të policisë në banesën , e cila ishte pronë e një femre shqiptare, por e uzurpuar nga një mashkull serb.

I dyshuari në fjalë, Zoran Čavić, rreth 56-vjeçar, gjatë kontrollit në banesë është kapur në posedim të një arme zjarri të llojit “Browning”, ngjyrë e zezë, kalibri 7.65 mm, si dhe një karikator të zbrazët.

Po ashtu, janë konfiskuar 30 fishekë (11 të kalibrit 7.65mm dhe 19 të kalibrit 9mm), si dhe një kasafortë e mbyllur e llojit “Safeguard”.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT