19 C
Mitrovice
E enjte, 31 Korrik, 2025
spot_imgspot_img

Bizneset paralajmërojnë protesta dhe bllokim të aktiviteteve nëse ZRRE nuk tërhiqet nga vendimi

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës ka paralajmëruar masa të ashpra ndaj vendimit të ZRRE-së për liberalizimin e tregut të energjisë nëse kjo e fundit nuk shtyen vendimin.

Ato thonë se me këtë vendim po rrezikohet seriozisht stabiliteti financiar i bizneseve.

Postimi i plotë:

Bizneset anëtare të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës paralajmërojnë veprime të ashpra nëse ZRRE nuk tërhiqet nga vendimi për liberalizimin e tregut të energjisë.

Bizneset shprehin shqetësim të thellë për mënyrën e njëanshme dhe të papërgatitur me të cilën po zbatohet ky vendim, i cili rrezikon rëndë stabilitetin e tyre financiar dhe vetë ekzistencën e shumë kompanive në vend.

Nëse ZRRE nuk merr SOT vendim për shtyrjen e menjëhershme të këtij procesi, bizneset do të detyrohen të ndërmarrin masa demokratike dhe ligjore të kundërshtimit, përfshirë protesta të gjera dhe bllokim të aktiviteteve ekonomike.

Kërkesat për dialog dhe rishqyrtim janë shpërfillur sistematikisht nga ZRRE, duke e thelluar pasigurinë në treg dhe duke e rritur barrën financiare mbi sektorin privat, që tashmë po përballet me sfida të rënda.
Paralajmërojmë se përgjegjësia e plotë për çdo pasojë të kësaj krize bie mbi ZRRE-në dhe institucionet që lejojnë zbatimin e këtij vendimi të padrejtë.

Andaj edhe njëherë kërkojmë pezullimin e menjëhershëm të vendimit dhe përfshirjen e drejtpërdrejtë të komunitetit të biznesit në çdo proces që ndikon në funksionimin e tyre.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT