16.9 C
Mitrovice
E mërkurë, 30 Korrik, 2025
spot_imgspot_img

Deklaratat e Trump dhe Osmanit, Barduani: S’kemi vërejtur ndonjë ndryshim domethënës në praninë e forcave të armatosura serbe

Komandanti i KFOR’it, Enrico Barduani, është pyetur nëse ka pasë rrezikim të sigurisë në Kosovë, duke iu referuar deklaratës së presidentit amerikan, Donald Trump, si dhe më pas deklaratave të presidentes Vjosa Osmani.

Ai tha se KFOR monitoron dhe kryen vazhdimisht patrullime përgjatë vijës kufitare mes Kosovës e Serbisë, por se nuk kanë vërejtur prani të shtuar të ushtrisë serbe.

“Sipas mandatit tim, nuk kemi vërejtur ndonjë ndryshim domethënës në praninë dhe vendosjen e forcave të armatosura serbe. Përveç kësaj, bazuar në procedurat ekzistuese që rrjedhin nga marrëveshja ushtarako-teknike e nënshkruar nga NATO dhe Qeveria e Serbisë në vitin 1999, forcat e armatosura serbe duhet të informojnë rregullisht KFOR-in për vendosjen e forcave dhe aktivitetet operative pranë vijës kufitare administrative, ajo që dikur quhej ish-zona e sigurisë tokësore. Si komandant i KFOR-it, mund të them se bashkëpunimi është i qëndrueshëm dhe i vazhdueshëm”, tha Barduani për Kosovo Online.

Ai tha se komunikon vazhdimisht me institucionet e sigurisë në Kosovë dhe shefin e Shtabit të Forcave të Armatosura të Serbisë.

“Dua të them Gjeneralin Milan Mojsiloviq. Kjo ndihmon në ruajtjen dhe përmirësimin e ndërgjegjësimit tonë të ndërsjellë për situatën”.

Ndryshe, Presidentja Vjosa Osmani ka deklaruar më 17 korrik se në fund të muajit maj, ka marrë informacione të reja lidhur me planet e Serbisë për përshkallëzim.

Deklarata e saj kishte ardhur pasi Presidenti i SHBA’së, Donald Trump, disa herë gjatë javëvë të fundit ka deklaruar se ka ndalur një luftë të mundshme mes Kosovës dhe Serbisë.

“Me konkretisht në fund të muajit maj kemi marrë informacione të reja specifike lidhur me veprimet e Serbisë në kufi me Kosovën. Menjëherë kam pas takime me institucionet e sigurisë që më raportojnë si president. Menjëherë kam ndarë këto informata me aleatët tanë të sigurisë duke kërkuar mbështetjen e tyre për ta ndalur përshkallëzimin e planifikuar nga ana e Serbisë”, kishte deklaruar Osmani, në një konferencë për media.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT