23.5 C
Mitrovice
E martë, 29 Korrik, 2025
spot_imgspot_img

Elshani apel qytetarëve pas tragjedisë në Ujman: Mos kërceni nga ura

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të dielën në Liqenin e Ujmanit, ku dyshohet se një 33-vjeçar, Rrahim Latifi, është hedhur nga një lartësi prej 20 metrash.

Operacioni i kërkimit për trupin e mërgimtarit po vazhdon, ndërsa tashmë kanë kaluar mbi 24 orë nga raportimi i rastit dhe ende nuk ka asnjë gjurmë.

Lidhur me rastin ka folur zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, i cili ka bërë apel të fortë për qytetarët dhe mërgimtarët që të mos kërcejnë nga ura e Ujmanit.

“Qytetarët dhe mërgimtarët të cilët vijnë këtu, mos ta shohin këtë urë si distancë të vogël, lartësi të vogël që mos me u hudh nga ky vend. Nga ky vend janë hudhur profesionistët e ata i kanë parë në televizion, e për këtë arsye e marrin guximin mos u hudh. Duhet me pasë kujdes, sepse tash na ka mbetur të shpresojmë me e gjetë vetëm trupin. Jemi afër familjes, po mundohemi të mos spekulojmë shumë, po mundohemi të mos flasim shumë për arsye se dhimbja është e madhe për familjarët. Shpresojmë që kanë me pasë sukses institucionet që janë këtu”, deklaroi Elshani.

Ai foli edhe për mungesën e sinjalistikës në atë zonë, duke theksuar nevojën për masa shtesë.

“Do të bisedojmë me Ibër Lepencin, për të parë nëse është kompetencë e tyre apo e Komunës vendosja e sinjalistikës. Besoj se Ibër Lepenci do ta kryejë këtë punë. Sinjalistika mund të jetë aty, por nëse qytetarët vendosen të hidhen aty, ata do të hidhen. Pra, duhet të ekzistojë një vetëdijësim”, shtoi ai./insajderi

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT