18 C
Mitrovice
E diel, 27 Korrik, 2025
spot_imgspot_img

“As zhytësit e as Policia s’kanë ardhur mbi një orë”, thotë familjari i viktimës në Ujman

Një tragjedi ka ndodhur këtë të shtunë në Liqenin e Ujmanit, ku një mërgimtar 33-vjeçar ka humbur jetën pasi u hodh nga ura mbi liqen dhe nuk doli më në sipërfaqe.

Ngjarja ka tronditur opinionin publik dhe ka nxitur reagime të forta nga familjarët e viktimës, të cilët akuzojnë institucionet për neglizhencë.

“Jemi zhgënjyer shumë. Ka kaluar një orë dhe as zhytësit, as Policia nuk kanë ardhur. Ne kemi pritur, kemi thirrë, por askush nuk ka reaguar me kohë”, ka deklaruar për “Jepi zë” njëri nga të afërmit e viktimës që ishte në vendngjarje.

Viktima, i cili ishte me pushime në Kosovë, dyshohet se ka kërcyer në ujë, por ende nuk janë të qarta rrethanat që çuan në këtë akt tragjik.

Policia e Kosovës dhe njësitë e kërkim-shpëtimit kanë dalë në vendin e ngjarjes, por kërkimet për gjetjen e trupit vazhdojnë edhe disa orë pas mbytjes së dyshuar.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT