29.4 C
Mitrovice
E diel, 27 Korrik, 2025
spot_imgspot_img

Ismaili e PDK-së: Kurti i kërkoi 500 mijë vota jo për demokraci, por për nënshtrim

Anëtarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Besa Ismaili, ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së kryeministrit në detyrë Albin Kurti për kërkesën e tij për 500 mijë vota gjatë zgjedhjeve të fundit, duke e cilësuar këtë si kërkesë për “pushtet absolut” dhe jo për legjitimitet demokratik.

“Nuk është hera e parë që Kurti kërkon 500 mijë vota, dhe nuk do të jetë as e fundit,” tha Ismaili. “Por ajo që kërkon në të vërtetë nuk është besimi i qytetarëve – është dorëzimi i tyre. Është kërkesë për nënshtrim, për gojëmbyllje.”

Ismaili kritikoi ashpër arrestimin e qytetarëve për deklarime kundër pushtetit, duke thënë se “kur dikush arrestohet vetëm pse e quan një eksponente të qeverisë ‘hajn’, kjo nuk është demokraci, kjo është autokraci.”

Sipas saj, Kurti po tenton të ndërtojë një sistem ku kritika ndëshkohet dhe liria e fjalës shtypet. “Dikur ishte luftëtar për fjalën e lirë. Sot është ai që urdhëron pranga për ata që guxojnë të flasin,” tha Ismaili.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT