31.1 C
Mitrovice
E diel, 27 Korrik, 2025
spot_imgspot_img

Dhunë në familje në Mitrovicë – i dyshuari nën ndikim të alkoolit sulmon të birin dhe tenton ta ther me thikë, ndalohet për 48 orë

Një incident i rëndë familjar është raportuar në orët e para të mëngjesit në Mitrovicën e Jugut, ku një burrë dyshohet se ka sulmuar fizikisht të birin dhe madje e ka kanosur me thikë, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas burimeve të Sinjalit, rasti ka ndodhur më 27 korrik 2025 rreth orës 00:30, në rrugën “Mbretëresha Teutë”, ku Policia ka intervenuar menjëherë pas marrjes së informacionit për një rast dhune në familje.

Në vendin e ngjarjes, Policia ka hasur ankuesin, djalin e të dyshuarit, i cili ka deklaruar se babai i tij kishte ardhur në banesë nën ndikim të alkoolit, ishte përfshirë në një debat me të për çelësat e banesës dhe më pas e kishte kapur për fyti.

Sipas viktimës, në momentin e tensionit, babai i tij ka marrë një thikë kuzhine dhe ka tentuar ta godasë me të. Fatmirësisht, ankuesi ka arritur të largohet dhe të shmangë lëndimet.

Të dy palët janë shoqëruar në Stacionin Policor në Mitrovicë, ndërsa njësia e hetimeve ka dalë në vendin e ngjarjes, ku ka konfiskuar thikën si provë materiale.

I dyshuari rreth 48-vjeçar, është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës, ndërsa me vendim të prokurorit kujdestar, është iniciuar rasti si “Dhunë në familje”, dhe ndaj tij është caktuar ndalim policor për 48 orë.

Rasti është në hetim dhe pritet të ndiqet me procedura të mëtejme nga organet e drejtësisë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT