Legjenda e NBA dhe skuadrës së Los Angeles, Kobe Bryant ka vdekur mëngjesin e ditës së sotme, transmeton Gazeta Metro.
Pak më parë ishte ‘TMZ’ që raportoi se ylli i basketbollit ka vdekur pas një aksidenti me helikopterin e tij privat. Sipas informatave të para, një zjarr që ka ndodhur në kabinen e helikopterit shkaktoiaksidentin e tmerrshëm dhe askush nga stafi nuk ka mbijetuar.
Gjithashtu raportohet se edhe 5 personat në bord kanë vdekur, ndërsa rasti është duke u hetuar. ‘TMZ’ gjithashtu ka publikuar edhe pamjet nga momenti kur Bryant u aksidentua me helikopterin e tij privat./gazetametro.net




