22.1 C
Mitrovice
E martë, 22 Korrik, 2025
spot_imgspot_img

Ish-kryeministri suedez: Bllokada politike në Kosovë po dëmton kredibilitetin e shtetit

Pas dështimit të 50-të për konstituimin e Kuvendit, Kosova ka filluar të marrë vëmendje edhe gjetiu. Tanimë bllokada në Kuvend po bën jehonë për keq kudo nëpër Europë.

Ish-kryeministri suedez, Carl Bildt, në një reagim në profilin e tij në “X”, ka shkruar për bllokadën politike në Kosovë, duke pyetur se a do të mund të krijojë vendi ndonjëherë një qeveri të re.

Bildt ka thënë se pamundësia për të ecur përpara e ka dëmtuar kredibilitetin e shtetit të Kosovës dhe se kjo është gjë e keqe për të gjithë.

“ A do të ketë ndonjëherë Kosova një qeveri të re? Pamundësia për të ecur përpara dëmtoi besueshmërinë e vendit. Dhe kjo është keq për të gjithë”, ka shkruar ai.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT