24.7 C
Mitrovice
E martë, 22 Korrik, 2025
spot_imgspot_img

E turpshme: Vajza rrah nënën e vet dhe një fëmijë

Një rast i dhunës në familje është raportuar të hënën në qytetin e Vushtrrisë, ku një vajzë dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së saj dhe një fëmije.

Burimet e Sinjalit brenda sistemit të drejtësisë bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur më 21 korrik 2025, rreth orës 17:00, në rrugën “Halil Mustafa” në Vushtrri.

Sipas dëshmisë së viktimës A.P. (1970), përderisa ndodhej në sallon së bashku me vajzën S.P. (1996) dhe një fëmijë, ka shpërthyer një konflikt verbal që ka përfunduar me sulm fizik ndaj saj dhe fëmijës.

Rasti është raportuar menjëherë në Polici, e cila ka intervenuar në vendin e ngjarjes dhe ka marrë deklaratat përkatëse. Në konsultim me Prokuroren kujdestare, është urdhëruar inicimi i rastit për veprën penale “Dhunë në familje”, ndërsa e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt.

Hetimet janë në zhvillim.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT