32 C
Mitrovice
E hënë, 21 Korrik, 2025
spot_imgspot_img

Peci kërkon zgjedhje të reja nëse s’konstituohet Kuvendi këtë javë: Partitë t’i thërrasin arsyes

Pas dështimit të 50-të për konstituimin e Kuvendit, deputeti Faton Peci ka thënë se nëse as këtë javë nuk ka reflektim, atëherë duhet të ketë diskutime për zgjedhje të reja.

Nëse nuk ka reflektim nga Nisma dhe LDK-ja, unë mendoj që është faza kohore që partitë t’i thirrin arsyes e të shohin mundësitë reale që t’i rikthehemi edhe një herë qytetarit e vendi të shkojë në zgjedhje. Unë mendoj që është faza që nëse në këtë javë nuk ka reflektim, e reflektimi prej gjithësecilit, qytetari e ka precizu qartë, ajo që është e definuar me votën e qytetarit, se kryetari i Kuvendit i takon VV-së”, tha Peci.

Ai tha se VV-ja nuk do të tërhiqet nga posti i kryeparlamentarit.

“VV-ja është e vendosur që përderisa është e definuar që me parimet kushtetuese që i takon grupit më të madh parlamentar, ka ofru pjesën e ofertës për bashkëqeverisje në nivel të qeverisë”, tha Peci./kosovapress

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT