Ballkani Perëndimor mbetet në qendër të vëmendjes së NATO-s, ndërsa aleanca vazhdon të theksojë angazhimin e saj të palëkundur për stabilitetin dhe sigurinë rajonale.
Kështu rikonfirmoi për klankosova.tv së fundi, një zyrtar i kësaj aleance, pas deklarimeve që së fundit thuhej se SHBA ndaloi një tentim ushtarak serb në Kosovë.
“Angazhimi ynë për stabilitetin rajonal është i palëkundur, siç u ritheksua nga sekretari i Përgjithshëm i NATO-s për mediat, në kuadër të Samitit në Hagë”, thuhet në përgjigjien e tij
Megjithatë për çdo koment të mëtejshëm mbi këtë çështje, ai referoi redaksinë tek autoritetet e Kosovës dhe SHBA-së.
Derisa në një përgjigjie të dhënë për klankosova.tv, një vlerësim mbi situatën e sigurisë në Kosovë e dha edhe profesori i njohur i çështjeve të Ballkanit, Daniel Serwer, ku theks të veçantë pati në zhvillimet e fundit.
”Kosova është mirë për tani”, thotë ai.
”Por, nuk e di sa më gjatë do të dëshirojnë Shtetet e Bashkuara të mbajnë praninë e trupave të saj”.
Lidhur me deklarimet e presidentit amerikan, se në Kosovë, së fundi u ndalua një përshkallëzim, profesori i ”Johns Hopkins”, u shpreh se FSK do të ketë shumë shpejt obligime shtesë në menaxhimin e sigurisë.
”Ka shumë probleme më të mëdha në botë”.
”Ushtria e Kosovës (FSK) një ditë, ndoshta shumë shpejt, do të ketë përgjegjësi të mëdha”, u shpreh ai
Sipas tij megjithëse Kosova mbetet një prioritet për aleatët ndërkombëtarë, interesat e mëdha të SHBA-së mund të ndikojnë në angazhimin e mëtejshëm të trupave amerikane në rajon.