Ndonëse kanë mbetur edhe pak ditë nga përfundimi i afatit prej tridhjetë ditësh që Gjykata Kushtetuese ua vendosi deputetëve për të konstituuar Kuvendin, Nacionale mësoi ekskluzivisht nga burime të mirëinformuara se takimi i sotëm mes kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe kreut të Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, nuk prodhoi asnjë konsensus.
“Nuk ka marrëveshje në takimin që është mbajtur sot.” – i tha burimi Nacionales, duke konfirmuar se të dyja partitë vazhdojnë të mbajnë pozicionet e njëjta.
“VV-ja dhe Nisma vazhdojnë të qëndrojnë në pozicionet që kanë pasur. Bisedimet ndërmjet dy subjekteve politike do të vazhdojnë” – shtoi burimi./Nacionale