E enjta fillon me intervale më me diell. Nga mesdita vransirat fillojnë të shtohen, ku paraqiten mundësi për riga lokale shiu.
Më vonë pasdite me afrimin e frontit të ftohtë, pjesëve perëndimore e veriore të vendit zhvillohen kushte për rrebeshe shiu e bubullima, që deri në mbrëmje pritet të pushojnë.
Temperaturat maksimale pësojnë një rënie të lehtë në 27C e 30C. Temperaturat minimale zbresin në 16C e 18C.
Frynë erë mesatare dhe mesatarisht e fuqishme verilindore 5-12m/s, me hove deri në 16m/s.