14.1 C
Mitrovice
E mërkurë, 9 Korrik, 2025
spot_imgspot_img

Nacionalizëm i rremë: Kosovarët po ushqehen me bukë nga Serbia

Analisti dhe eksperti i ekonomisë, Shenoll Muharremi, ka ngritur shqetësimin për atë që e quan “nacionalizëm të rremë” në diskursin politik në Kosovë, duke theksuar një kontrast të madh mes retorikës patriotike dhe realitetit ekonomik.

Sipas tij, Kosova importon shumë më tepër grurë, misër dhe miell nga Serbia sesa nga Shqipëria, megjithë flamujt kuqezi dhe retorikën patriotike që shpesh dominon në fushatat politike.

Bazuar në të dhënat zyrtare nga janari i vitit 2021 deri në qershor të vitit 2025, gjatë mandatit të Qeverisë Kurti II, Kosova ka importuar gjithsej rreth 212 milionë euro grurë, misër dhe miell. Prej kësaj shume, 149 milionë euro – apo 70.20% – janë importe nga Serbia. Kjo do të thotë se nëse një qytetar sot blen një thes miell në treg, gjasat janë të mëdha që ai produkt të ketë prejardhje nga Serbia.

Në të kundërt, nga Shqipëria janë importuar vetëm 948 mijë euro, që përbëjnë vetëm 0.45% të importeve të përgjithshme për këto produkte.

Eksperti thekson se këto janë fakte të bazuara në burime zyrtare, por që rrallë bëhen publike. Ai shton se derisa nëpër podiume përdoret nacionalizmi për qëllime elektorale, qytetarët po përballen me një realitet të hidhur ekonomik, ku buka e përditshme vjen kryesisht nga një shtet që shpesh përmendet si armik politik.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT