Krerët e Federatës së Futbollit të Kosovës sot kanë vizituar ish-futbollistin e njohur mitrovicas, Gëzim Kaçaniku.
I pari i FFK-së, Agim Ademi ka inkurajuar Kaqën për një rikthim të shpejt në fushat e gjelbërta.
“Presidenti Agim Ademi në shoqëri të sekretarit të përgjithshëm, Eroll Salihu, anëtarit të KE-së, Xhelal Broja dhe kryetarit të KF “Trepça”, Avni Haxhiu, e kanë vizituar sot ish-futbollistin e njohur mitrovicas, Gëzim Kaçaniku, i cili ndodhet në spital për shërim.
Me këtë rast presidenti Ademi me bashkëpunëtorë i dhanë kurajë Kaqës, siç e njohin të gjithë në Mitrovicë, për ta përballuar me vullnet e sukses edhe këtë sfidë dhe njëherësh uruan që ai sa më parë të kthehet në fushën e gjelbër për të vazhduar të japë kontributin e tij si trajner në zhvillimin e grupmoshave të reja në KF Trepça”, thuhet në njoftimin e FFK-së.



