Avokati Besnik Berisha, që mbron njërin nga policët e arrestuar për rastin në Lipjan, ka thënë se ndodh gjithkund që të humb jetën dikush.
Megjithatë, ai tha se policët nuk janë fajtor për vdekjen e Agon Zejnullahut.
“Nuk dihet kush ishin substancat në organizimin e të ndjerit. Keqardhje pa fund për një jetë të humbur, humbje që e ka tronditur çdokënd. Zyrtarët policorë nuk janë as fajtor, dhe nuk e meritojnë të jenë në pritje të vendimit për drejtësi. Por ata vepruan sipas udhëzimit për përdorimin e forcës, fakti që dikush ka humb jetën ndodh gjithkund. Nuk është prononcim populist e as i mirëpritur, mund të qortohet, unë flas atë që mendoj, flas atë që në letër e konstatoj. Paraburgimi u kërkua sepse raportet janë të caaruar mes viktimës dhe palëve të arrestuara. Kjo është për shqetësim”, tha Berisha.
“Veprimet e tani të ndjerit kanë qenë të dhunshme, forcë e përdorur ndaj qytetarëve, ka pasur denoncues prokuror e gjyqtar. Nëse prokuroria nuk i beson prokurorit, kemi problem me sistemin. Zyrtarët policorë e kanë kryer detyrën e tyre, ata nuk e zëvendësojnë doktorin. Kem një situatë që duhet të flas mjekësia. Nuk do të jetë vetëm asfiksia si shkak, por edhe sikur të jetë, duhet të dimë a ka pasur gjakderdhje, a ka qenë e ndikuar me substancë. Doktorresha del sikur me ftu dikush për kafe”, tha ai.